8.6 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Rasti i Bashkimit Europian dhe Lulzim Hetemi, çfarë tha Emisari gjerman?

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin duke diskutuar në një panel në Konferencën e Sigurisë së Beogradit ka folur për rolin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor dhe garën globale me aktorë tjerë.

“Askush në glob nuk do të besojë se modeli ynë i zhvillimit si tregu i përbsahkët, vlerave, demokracisë që ka ndonjë shans ta përballojë garën ndërkombëtare me të tjerët, nëse ne dështojmë në Sarajevë ose Beograd sepe ata janë shumë afër nesh. Pra duhet të heqim dorë nga Azia ose Saharaja Përëndimore nëse nuk mund t’i zbatojmë atje (në Ballkan)” ka thënë ai.

Në këtë kontekst ai e ka përmendur edhe faktin që në Leposaviq ka një kryetar komune që nuk po del nga Zyra duke thënë se kjo po e bën BE’në që të mos jetë e suksesshme.

Tutje Sarrazin ka thënë se pajtohet se me Ambasadorin e SHBA’së Christopher Hill që Ballkani Perëndimor është një ‘i vogël por i komplikuar”. Por, kur është pyetur se pse BE nuk po mund t’i zbatojë politikat e saj aty, ai ka thënë se kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img