2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg për mandatin e KFOR’it: S’ka indikacione se do të ndryshojë, kemi përgjegjësi për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për media pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, tha se mandati i KFOR-it s’ka indikacione që mund të ndryshojë kur u pyet për jetëgjatësinë e tij.

Ai tha se NATO ka përgjegjësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos në Kosovë.

“Kemi një mandat të qartë nga OKB dhe do të ndjekim atë dhe s’ka indikacione që ai mandat do të ndryshojë. NATO ka një histori, ne kemi një përgjegjësi në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë veçanërisht, si dhe e marrim këtë seriozisht”, tha ai.

Ai përsëriti se disa batalione nga Rumania, Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar janë dërguar dhe do të dërgohen në Kosovë për të rritur numrin e forcave në kuadër të KFOR-it.

Këto janë çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e ministrave. Ka një situatë të tensionuar dhe të vështirë, të cilën e ndjekim me shumë kujdes dhe po e rrisim prezencën sidomos në veri”.

Ai përsëriti se mesazhi kryesor është që Prishtina dhe Beogradi duhet të përmbahen nga aksionet që mund të përshkallëzojnë më shumë situatën dhe rrisin tensionet, si dhe kërkoi që të përmbahen nga retorika provokuese.

Stoltenberg tha se në takim u përmend edhe se si në Kosovë NATO dhe BE po punojnë dorë për dore, duke e përshkruar si “diçka e mirë që po ndodh”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img