2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

‘Militantët ishin ulur mbi të dhe e përdhunonin’, e mbijetuara e sulmeve të Hamasit rrëfen se si e mësoi vdekjen e mikes së saj

Hila Fakliro, punonte si banakiere në Festivalin “Supernova”, i cili u kthye në një masakër duke shënuar ngjarjet më tronditëse dhe më shokuese që janë rrëfyer deri më tani nga sulmi i Hamasait në Izrael.

E reja tha se sulmi fillimisht nisi me raketa, ndërkohë që pjesëmarrësit në festë vraponin për t’u mbrojtur. Ajo shpjegoi si u shtri në tokë për gjysmë ore para se të vraponte drejt makinës së saj në përpjekje për t’u larguar.

Fatkeqësisht, oficerët e policisë kishin mbyllur rrugën për të kaluar dhe ajo la makinën e saj për t’u fshehur.

“Kur u kthyem, pamë më shumë se 20 terroristë të veshur me rroba të zeza duke qëlluar gjithandej. Ata po i qëllonin që të gjithë”, tregon ajo.

Megjithatë ajo nuk e humbi besimin që do të ia dilte dhe do të shpëtonte, ndaj dhe vrapoi për 4 orë pa ujë, deri në momentin që pa policët dhe ushtarët izraelitë.

Teksa përpiqej që të komunikonte me miqtë e saj, një video makabre që pa në rrjetet sociale, e tronditi. Aty shfaqej mikja e saj, e cili pati një fund tragjik.

“Terroristët ishin ulur mbi të dhe e përdhunonin dhe shumë gjëra që unë nuk mund t’i them,” shtoi ajo.

Fakliro thotë se në mesin e të vdekurve nga sulmi në festival ishin 4 të njohur të saj, ndërsa me dy miq ka humbur kontaktet dhe nuk di asgjë për fatin e tyre.

Një nga sulmet më vdekjeprurëse të konfliktit Hamas-Izrael ndodhi gjatë zhvillimit të një festivali muzikor në Izrael, afër kufirit me Gazën. Mijëra militantë të Hamasit sulmuan, duke vrarë civilë dhe duke marrë peng njerëz. Të paktën 260 trupa janë nxjerrë nga vendngjarja dhe shumë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img