14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Ishim në dialog me një shtet që pas shpine sponsorizonte grupe për të na vra Policinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Kryeparlamentari në një intervistë për DW thotë se rreziku qëndron gjithmonë aty.

“Natyrisht që jemi të alarmuar, sepse u sulmuam më 24 shtator: Sepse një grup i madh i armatosur hyri nga shteti i Serbisë brenda territorit tonë, e vrau policin Afrim Bunjaku, dhe plagosi të tjerë, me qëllimin e qartë që të aneksojë një pjesë të Kosovës.

Rreziku është gjithmonë aty, por duhet ta kuptoni pse. Nuk është për shkak që ne po mbrohemi, por për shkak që Serbia po sulmon”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se pas 24 shtatorit të të gjithë po binden që potenciali më i rrezikshëm i destabilizimit të krejt Ballkanit dhe Kosovës është Serbia. Kjo ngase thotë ai, Serbia strehon grupe terroriste brenda, dhe ka një lidhje të qartë të mbështetjes nga ushtria e Serbisë të këtij grupi.

“Deri në 24 shtator mendimi ndoshta ka qenë ndryshe, por pas 24 shtatorit, të gijthë po binden që potenciali më i rrezikshëm i destabilizimit të krejt Ballkanit dhe Kosovës është Serbia. Sepse, e para ajo strehon grupe terroriste brenda, e dyta ka një lidhje të qartë të mbështetjes nga ushtria e Serbisë të këtij grupi, trajnimet, poligonet ku kanë ushtruar, bazat ushtarake, të cilat i kanë përdorur, armatimi, të cilin e kanë përdorur, ka një lidhje të drejtpëdrejtë me shtetin e Serbisë. Pra, instanca të caktuara të shtetit të Serbisë, bile unë supozoj deri edhe te presidenti, duhet ta kenë ditur për këtë sulm ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Konjufca i pyetur se a duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi pas ngjarjeve të 24 shtatorit, ka thënë se krejt çka është duke menduar Kosova tash është një gjë, që ta shumëfishojë forcimin e policisë dhe të institucioneve të sigurisë në atë pjesë të Kosovës, që ne ta evitojmë një sulm të ardhshëm që vjen nga Serbia.

Ai shton se dialogut politik do t’i vijë koha herëdokur, por shtron pyetjen se çfarë kuptimi ka dialogu me një shtet që sponsorizonte grupe për ta sulmuar shtetin e Kosovës.

“Nëse do ta thërrasin Vuçiçin në Bruksel me kryeministrin Kurti sa për ta bërë një fotografi, kjo, për besë, duket shumë e panevojshme në këto momente. Krejt çka është duke menduar Kosova tash është një gjë, që ta shumëfishojë forcimin e policisë dhe të institucioneve të sigurisë në atë pjesë të Kosovës, që ne ta evitojmë një sulm të ardhshëm që vjen nga Serbia. Kjo është ajo për të cilën ne po mendojmë tash për tash. E dialogut politik mendoj që do t’i vijë koha herëdokur.

Ne ishim në dialog dhe mësuam se ky shtet pas shpine sponsorizonte grupe për me hy e për na vra policinë. Çfarë kuptimi ka dialogu?”, është shprehur tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img