11.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Kërcenohet Berat Buzhala, kërkon distancimin e Shpend Ahmetit

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buxhala, ka njoftuar se është kërcënuar nga një person përmes një mesazhi të dërguar përmes Facebook-ut.

“O qen, qy qa po të thom, mos ja përmen emrin Shpendit se t’leiti pluba për stene,” është porosia që një person i ka dërguar Buzhalës.

Buzhala ka thënë se ka marrë edhe dhjetëra kërcënime të tjera, që sipas tij vijnë nga “militantë” të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Për këtë arsye, Buzhala i ka kërkuar të parit të Prishtinës që të distancohet “prej këtyre kërcënimeve që po i bëjnë njerëzit e tij”.

“Ftoj policinë me u marre me ketë qytetar të shfrenuar. Ftoj shoqatën e gazetarëve për mbështetje. Ky nuk është kërcënimi i vetëm qe po më vjen prej militantëve të Shpendit. Mundem me i dëshmua edhe dhjetëra të tjerë. Ky ishte me eksplicit. Me u tute tutmi kapak, ama këtu nuk është punë tute,” ka shkruar Buzhala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img