21.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Imazhet satelitore zbulojnë armët sekrete të Kim Jong-un (Foto)

Imazhet satelitore tregojnë një tjetër armë të fshehur të Kim Jong-un, në rast se Donald Trump vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Korenë e Veriut, raporton “Daily Star”.

Ekspertët kanë thënë se imazhet e marra nga një zonë rurale e Korenë së Veriut tregojnë një sërë objektesh sekrete ushtarake, duke përfshirë edhe një numër bazash nëntokësore.

Sipas James Hoare, i cili ka punuar në Ambasadën Britanike në Phenian, fotot zbulojnë rrjetin e impianteve të nëndheshme të testeve bërthamore të Kim Jong-un.

Lajmi vjen pasi Kim organizoi parada masive në Phenian, në një shfaqje fuqie për SHBA-në dhe trupat e Koresë së Jugut, shkruan Syri.net. Por Hoare paralajmëroi se lideri suprem i Koresë së Veriut, “fsheh shumë kërcënime nën tokë” dhe Presidenti amerikan duhet “të fillojë të shqetësohet”.

“Ju mund të dini çfarë ka në sipërfaqe, por nuk keni asnjë garanci për ndonjë sulm nga  objektet e saj bërthamore nëntokë”, tha ai.

“Trupa amerikane po rrezikojnë duke i provokuar pa i çarmatosur”, shtoi eskperti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img