0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria deklarohet për djegien e dokumenteve në Ferizaj

Në zyrën për Patentë Shofer  në Ferizajt janë djegur disa dokumente të arkivuara. Se çfarë dokumentesh janë këto nuk po njofton askush. Prokuroria ka thënë se janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave duke mos dhënë detaje se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë.

“Rasti në fjalë është në procedurë hetimore dhe është duke u punuar për zbardhjen e plotë të tij, andaj, në këtë fazë nuk mund të japim detaje tjera” kanë thënë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për Gazetën Insajderi.

Ndërsa Komuna e Ferizajt është distancuar nga ky incident duke thënë se kjo lidhet me Ministrinë e Infrastrukturës.

“Nga burimet e Policisë së Kosovës në Ferizaj, bëhet e ditur se ky material zyrtar i arkivuar është djegur në Zyrën për Patentë Shoferë, që është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, pra zyre që as fizikisht nuk gjendet në Komunën e Ferizajt e as nuk është institucion në vartësi të Komunës së Ferizajt”, thuhet në një reagim që ka bërë komuna në Facebook.

Lidhur me rastin, policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh. Aty ceket se një person ka njoftuar policinë për zjarrin brenda zyrave ky ndodheshin dokumentet.

Ferizaj 07.10.2023 – më 09.10.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar. Është njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

/Gazeta Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img