2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Zinxhiri i provave të sulmit në Banjskë çon tek ushtria e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin publik të Kroacisë ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka qenë një akt që synonte aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Sipas saj, grupi i Radoiçiq nuk do të ndalej me aq dhe do ta destabilizonte të gjithë rajonin.

Shefja e shtetit ka thënë se zinxhiri i provave të 24 shtatorit çon tek ushtria serbe, meqë armatimi i kapur në Banjskë më parë i kishte takuar ushtrisë serbe dhe se grupi terrorist ishte ushtruar në bazat e ushtrisë serbe.

Gjithashtu presidentja Osmani ka thënë se edhe presidenti serb, Aleksander Vucic, është i lidhur ngushtë me drejtuesin e grupit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiqin.

“Po. Është një akuzë e rëndë ose një akt i rëndë. Është një akt që synon aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe nuk do të ndalej me kaq, por do të destabilizonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të vërtetë, ligjet për të cilat flas janë të qarta. Shteti serb ka kohë që e financon hapur Brigadën e Veriut dhe mbrojtjen civile, sidomos muajt e fundit. Stërvitja e tyre u zhvillua në objektet dhe bazat ushtarake serbe, në “Pasuljanski Livade” dhe baza të tjera ushtarake. Për këtë ka dokumentacion dhe material të regjistruar. Industria ushtarake serbe prodhoi armët që ne i konfiskuam, të cilat i përkisnin Brigadës së Veriut dhe Mbrojtjes Civile, pasi më parë i përkisnin vetë ushtrisë serbe. Prandaj, zinxhiri i provave të çon në ushtrinë serbe. Për më tepër, vetë Vuçiq është i lidhur me Milan Radoiçiq , i cili është udhëheqësi i atij sulmi terrorist”, ka thënë Osmani./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img