Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka njoftuar se sonte nga ora 22:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të kësaj komune si dhe në zonën e Rahovecit dhe të Prizrenit.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet ditën e nesërme pa u specifikuar ora e saktë.
Zonat të cilat do të preken nga kjo ndërprerje janë degëzimi Dol, Lipovec, Rogovë si dhe e gjithë Njësia e Rahovecit dhe e Lumëbardhit të Prizrenit.
KRU Gjakova ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit me ujë do të ndodh për shkak të punimeve si pasojë e një defekti në fshatin Bishtazhin.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=728806192621975&id=100064778014021&ref=embed_post