Gati një mijë njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Izraeli filloi sulmet ajrore në enklavën palestineze të shtunën në përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në Gaza, shkruan CNN.
Rreth 950 njerëz janë vrarë dhe 5,000 të tjerë janë plagosur në sulmet në Gaza, tha ministria.
Që nga e shtuna, të paktën 1200 njerëz kanë vdekur në Izrael, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.