Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka publikuar një listë me shifra të civilëve të huajë të vrarë apo zhdukur në sulmin e Hamasit të shtunën.
Sipas listës 11 civilë amerikanë rezultojnë të vdekur, ndërsa ka edhe disa të zhdukur. Raportohet për 18 civilë tajlandezë të vrarë, 11 të kapur peng dhe 8 të lënduar. Po ashtu raportohet për 10 civilë të vrarë nga Nepali.
Shtatë civilë argjentinas raportohet se janë vrarë, e 15 të zhdukur.
“Asnjëri nuk është kursyer”, ka thënë MPJ e Izraelit.