2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i Rumanisë flet për takimin e ministrave në NATO: Tensionet në Ballkan na shtynë të dërgojmë 134 trupa

Një takim i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s do të zhvillohet sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ambasadori i Rumanisë në NATO, Dan Neculaescu, duke njoftuar për këtë takim, radhiti disa vende ku ka tensione e luftë.

Në mesin e tyre përfshiu edhe tensionet në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ato nxitën edhe dërgimin e disa trupave shtesë nga Rumania për në Kosovë.

“Tensionet në Ballkanin Perëndimor nxitën Rumaninë të forcojë kontributin e saj për misionin e NATO-s, KFOR, me praninë e 134 trupave

Ai përmendi luftën e Rusisë kundër Ukrainës me, siç tha, pasoja të rrezikshme shumë afër territorit të NATO-s, në kufirin Ukrainë-Rumani, luftën në Izrael, si dhe tha se Finlanda dhe Estonia raportuan sabotim të mundshëm në gazsjellësin Balticconnector dhe kabllot e tjera të komunikimit.

Neculaescu njoftoi se do ta mirëpresin për herë të parë në selinë e NATO-s presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img