-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dritan Goxhaj flet pas lirimit: Lirinë se kemi humbur asnjëherë, as unë dhe as UÇK-ja

Ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, ka folur pas lirimit nga burgu pasi Gjykata e Apelit në Shqipëri e ka refuzuar ekstradimin e tij drejt Hagës.

Goxhaj tha se UÇK-ja ka luftuar në rrugën e drejt.

“Dua të them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, nuk e kisha humbur as unë e as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, apo ata që janë në Hagë”,tha Goxhaj shkruan Euronews Albania përcjell Klankosova.tv

“Fakti që sot me gjithë përpjekjet e kësaj reformës për drejtësi, për të hequr nga sistemi i drejtësisë dhe të gjykatës të aftë dhe patriot, fatmirësisht nuk ia kanë arritur asaj gjendje për ta bërë atë. Sot arritëm të tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, theksoi ai.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Goxhaj u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai u akuzua si i dyshuar për veprat penale “Pengim i punës së zyrtarëve” dhe “Frikësim i dëshmitarëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sot, Gjykata e Apelit në Tiranë pranoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij.

Apeli vendosi gjithashtu ta konsideroi të papranueshme kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Hagës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img