Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht udhëheqësi i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka folur në një intervistë ndryshe mbi qëndrimet e tij aktuale socio-politike në vend.
Pashmangshmërisht, një bisedë me të nuk mund të mos përfshijë edhe rrugëtimin e tij sa ishte në krye të partisë që momentalisht drejton vendin, pjesë e së cilës Ymeri s’është më.
Ymeri komentoi itinerarin që përshkoi në krye të VV-së, duke shfaqur barrierat kryesore me të cilat përballej.
Siç thotë ai, problemi kyç e që ishte fare në fund, ai i menaxhimit të brendshëm.
Ymeri shton se lufta e brendshme në VV ishte diçka që karakterizohej, kuptohet për të keq, e që solli edhe te zhvillimet tashmë të ditura.
Në anën tjetër, ai tregoi edhe aventurën e parë të protestave si kryetar, gjegjësisht momentin kur iu desh të ndeshej me policinë e Kosovës.
Se ç’tha për situatën aktuale e tema të tjera interesante, ndiqni intervistën me të.