Policia e Kosovës ka kryer një aksion në një depo afër stacionit policor në Leposaviq.
Disa vetura të komunës janë sekuestruar ndërsa nuk është gjetur armë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, tha Elshani.
Policia më vonë do të njoftoi për rrjedhën e plotë të këtij operacioni./IndeksOnline/