9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari në rastin Thaçi dhe të tjerët kërkon pushim me të filluar dëshminë, thotë se nuk ndihet mirë

Në seancën e pasdites se të martës ka filluar dëshminë dëshmitari i prokurorisë, i 29-ti me radhe në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar (kodi i tij nuk u bë i ditur) dëshminë e tij duhet ta jep nën masat mbrojtëse të identitetit dhe zërit.

Me të filluar pyetjet e prokurorit James Pace, dëshmitari ka kërkuar pushim.

“Kërkoj pushim se nuk po ndihem mirë. Dua me u konsultu me një avokat se nuk po i kuptoj bash mirë”, tha ai.

Paraprakisht, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se mbrojtja e Veselit janë të shqetësuar me mënyrën e ofrimit te dëshmive nga ky dëshmitar.

Me pas seanca ka vazhduar e mbyllur, ku edhe ka përfunduar për sot duke qenë e mbyllur.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img