7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet në Ferizaj pacienti që u largua nga Enti Special në Shtime, kjo është gjendja e tij

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë në Shtime ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Shpesh ata nuk kthehen për ditë e javë të tëra, derisa Policia t’i gjejë në qytete të ndryshme të vendit.

Kështu ka ndodhur së fundmi me një pacient, i cili është larguar para disa ditësh nga kjo qendër, në orët e mëngjesit dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij.

Nga kjo qendër është denoncuar rasti në Polici, ndërkohë që edhe vet e kanë kërkuar viktimën, të cilin e kanë gjetur më pas në qytetin e Ferizajt.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjendja e tij është stabile dhe nuk ka pasur shenja të abuzimit e keqtrajtimit.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Ferizajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img