-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Synojmë që gjetjet tona të kthehen në aktakuzë”, APK-ja e pakënaqur me trajtimin e rasteve nga Prokuroria

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), nuk është e kënaqur me trajtimin e rasteve të trajtuara nga Prokuroria e Shtetit. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i këtij institucioni, Yll Buleshkaj.

Buleshkaj ka treguar për bashkëpunimin që APK ka më Prokurorinë si dhe sfidat me të cilat është duke u përballur ky institucion.

Teksa ka treguar për dërgimin e lëndëve në Prokurori, Buleshkaj ka thënë se nuk kanë pasur mundësi as ankimimi për shkak se nuk janë konsideruar si palë e dëmtuar.

“Ne jo gjithmonë jemi të kënaqur me punën që e zhvillon Prokuroria në trajtimin e kallëzimeve tona penale sepse besojmë që ka pasur vend për më shumë aktakuza se sa ato që i bënë Prokuroria por tek e fundit ajo është puna dhe mandati i Prokurorisë dhe ne nuk guxojmë t’i përzihemi shumë në punën e tyre. Ne për rastet që nuk kemi qenë të kënaqura në përfundimin e hetimeve ne i kemi zhvilluar procedurat ankimore në Prokurorinë e Apelit të cilat fatkeqësisht janë refuzuar sepse nuk ka kanë konsideruar si palë të dëmtuar”, u shpreh Buleshkaj për EO, teksa thotë synim i tyre është që rastet e tyre të ngritën kallëzime penale e jo për të krijuar tollovi.

“Besoj që ne si agjenci kemi vend për të përmirësuar kallëzimet tona penale dhe për t’i dëshmuar më mirë, po besoj që edhe prokuroria ka vend t’i kuptoj më mirë rastet tona, gjitha këto besoj që do t’i bëjmë në një ambient të besimit të ndërsjellët dhe si fund edhe agjencia nuk do të dërgoj kallëzime penale të cilat nuk kalojnë kurrsesi në prokurori sepse qëllimi jonë është që secili kallëzim penal i joni të kthehet në aktakuzë e po ashtu mos të shkaktojmë edhe tollovia për raste të panevojshme prokurorisë”, u shpreh Buleshkaj.

Buleshkaj ka folur edhe për Ligjin për Byronë, e cila po e pret dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka deklaruar se do të jenë në dispozicion të këtij institucioni në momentin që funksionalizohet.

“Ne jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë institucion të rëndësishëm, arsye pse jemi ne tepër të rëndësishëm që ta dimë finalen e këtij procesi, është sepse Ligji për Byronë sipas Gjykatës Kushtetuese, i obligon agjencinë që të shërbej si administratë deri në themelim të plotë të këtij institucioni, përveç kësaj ky institucion i ri pritet që të merr të gjitha informatat që i posedon agjencia, sidomos deklarimin e pasurisë, të cilat do të shërbejnë si analizë për konfiskimet e mundshme të pasurisë, në qoftëse ato nuk justifikohen. Kjo do të jetë një punë  e madhe e cila e pret agjencinë e cila nuk do të jetë punë e lehtë. Ne tash kemi mungesë të stafit e i cili po presim të rregullohet vitin e ardhëm, ka lëvizje pozitive në kornizën buxhetore, na është premtuar që të rritet numri i stafit të agjencisë, vitin e ardhëm do të thotë që do të rriten edhe fondet për mallrat dhe shërbimet të cilat janë më tepër të nevojshme për agjencinë”, ka thënë Buleshkaj.

“Besoj që bashkëpunimi do të jetë sipas kërkesave ligjore, është publikuar ligji i Byrosë, i cili qëndron në Gjykatën Kushtetuese, i cili na obligon që të bashkëpunojmë më këtë agjenci, ne do të mundohemi që të jemi tërësisht bashkëpunues, do të jemi tërësisht transparent dhe t’i ndajmë të gjitha informatat që posedojmë ndër vite për zyrtarët publik sepse ashtu na obligon edhe ligji e pastaj po besoj që kapacitetet e ngritura të Byrosë edhe anën tjetër të medaljes do ta kompletojnë që bashkëpunimi të jetë i mirë dhe e suksesshëm po prapë se prapë duke supozuar që ky ligj do ta kaloj filtrin e Kushtueses, nuk na pret punë e lehtë, kemi kapacitete të kufizuara, jo të mjaftueshme, e në anën tjetër ne duhet ta përkrahim institucionin tjetër”, ka deklaruar tutje ai.

Sfidë për APK-në po del të jetë edhe stafi dhe se për këtë kanë dorëzuar kërkesë në instancat më të larta. Krahas kërkesës për staf shtesë, Buleshkaj ka thënë se është edhe përmirësimi i sistemit të teknologjisë informative brenda APK-së.

“Kërkesat janë dorëzuar tashmë, janë dorëzuar vitin e kaluar por nuk kemi arrit ta sigurojmë buxhetin e nevojshëm dhe numrat e stafit shtesë këtë vit gjërat janë shumë më mirë po besoj, jemi në fazën e parë të hartimit të ligjit të buxhetit, kemi një numër më të madh të stafit të paraaprovuar, kemi një buxhet pak më të mirë, kërkesa më të larta. Kërkesat tona janë edhe të përmirësojmë sistemin e teknologjisë informative brenda agjencisë, kërkesa jonë është që të na mundësohet që arkivat tona t’i dixhitalizojmë në mënyrë që të ndahen informatat më lehtë, të gjitha këto po presim që të marrim përgjigje pozitive nga Ministria e Financave”, u shpreh Buleshkaj. /EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img