-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kur do t’i shtohen Prishtinës edhe 30 autobusët e premtuar?

Kallaballëku, hapësira e ngushtë e orari jo i shpeshtë i transportit publik, në trafikun e Prishtinës, janë elementët kryesorë që shfaqin nevojën për autobusë të rinj.

E këta të fundit duket se do të vijnë në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Ilirik Musliu.

Duke njoftuar se 51-ve, që aktualisht operojnë në rrugët e kryeqendrës së vendit, do t’u shtohen edhe 30 të tjerë, e që gjashtë nga ta do të jenë elektrikë, njofton Klan Kosova.

Se prishtinasve do t’u lehtësohet jeta me shtimin e numrit të automjeteve të reja e edhe linjave, ku do të përfshihen zona periferike e rurale, po e thotë edhe Burim Maraj, nga Trafiku Urban.

Komunarët bënë të ditur gjithashtu se edhe projekti i ri për minibusët mbas flotës së autobusëve, do të jetë goxha zgjidhje për banorët e Prishtinës, se si siç thonë këta të fundit, ka zona brenda kryeqytetit që si shkak i infrastrukturës, minibusi mendohet si zgjidhje e përhershme./klankosova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img