-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Një person tentoi të vras vetën duke pirë domestos për shkak të presionit për të paguar fajde

Një person është dërguar dje në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Mitrovicë, pasi që dyshohej se kishte konsumuar tretës kimik (domestos).

Viktima ishte trajtuar në Emergjencë dhe më pas ishte përcjell në QKUK-Prishtinë, ndërsa pas tretmanit mjekësor gjendja e viktimës ishte stabile.

Pasi u intervistua viktima dhe disa dëshmitarëve në lidhje me rastin, policia tha se janë gjetur dëshmi se viktima kishte marrë para me fajde nga një person dhe nga presioni për të paguar fajde, kishte tentuar të kryejë vetëvrasjen.

Policia ka njoftuar se është identifikuar personi i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë vepër.

Sot me datën 07.10.2023, rreth orës 07:00, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin në vendbanimin e tij dhe gjithashtu është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mirëpo nuk ishte gjetur ndonjë dëshmi në lidhje me rastin. Pas intervistimit në prezencën e avokatit, i dyshuari B.D., 48 vjeçar me vendim të prokurorit është ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img