1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Borrell: Sulmet nga Hamasi po i shkaktojnë vuajtje të thellë popullit izraelit

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sulmet nga Hamasi po i shkaktojnë vuajtje të thellë popullit të izraelit.

Në platformën X, ai ka bërë thirrje që dhuna të ndalet menjëherë, raporton Klan Kosova.

“Ne ndjekim me ankth lajmet që vijnë nga Izraeli. Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit. Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë. BE shpreh solidaritetin e saj me Izraelin në këto momente të vështira”, ka shkruar kryediplomati Borrell.

“Sulmet pa dallim nga Hamasi po i shkaktojnë vuajtje të thellë popullit izraelit, duke rritur tensionin dhe duke minuar interesat palestineze. Solidariteti im i plotë me Izraelin. Më shumë se kurrë është e nevojshme të punohet për një paqe të qëndrueshme përmes përpjekjeve të ringjallura në MMPH”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka thënë se lajmet për civilët e marrë peng në shtëpitë e tyre ose në Gaza janë të tmerrshme.

“Kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pengjet duhet të lirohen menjëherë”, ka theksuar Borrell.

“Nevojë urgjente për ndërprerjen e armiqësive, depërshkallëzim, respektim të plotë të DNH-së, çlirim të pengjeve dhe negociata. BE-ja dënon me vendosmëri të gjitha format e terrorizmit”, ka potencuar Josep Borrell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img