Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin qe ka pasur nëGranada te Spanjes me Përfaqësuesin e Larte të BE-së, Josep Borell.
Osmani ka thënë se me kryediplomatin e BE-se ka diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.
Presidentja ka thëne se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të Nenit 3 të Marrëveshjes se 27 shkurtit, nën nga i cili dalin qartë obligime për t’u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të agrmt të BE-së. e 27 shkurtit, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës“, ka shkruar Osmani.