Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria Kurti po tallet me qytetarët dhe ka tendencë për ta luftuar demokracinë.
Duke përmendur refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, Krasniqi e ka cilësuar si luftë dhe e paparë në demokracinë e Kosovës.
“Një Qeveri që tallet me qytetarët, që nuk e duron demokracinë, por e lufton atë duke refuzuar t’i përgjigjet edhe pyetjeve parlamentare në Kuvend, nuk i duhet vendit. Ajo çka ndodhi sot është e paparë në demokracinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.