-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla: Daçiq s’pati asnjë pikë pendimi për sulmin e 24 shtatorit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia jo vetëm që nuk është e gatshme dhe konstruktive, por  homologu i saj Daçiq edhe në fjalimin e tij nuk paraqiti asnjë pikë pendimi për atë që ndodhi më 24 shtator.

Një deklaratë të tillë kryediplomatja kosovare e bëri pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

“Asnjë pikë pendimi për atë se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, asnjë gjysmë gjesti i cili tregon që Serbia e ka kuptuar gabimin ose Serbia nuk do ta përsërisë më atë që ka tentuar të bëjë më 24 shtator”, tha Gërvalla për RTSH-në.

Ajo shtoi se ajo që ka tentuar Serbia ka qenë tentative serioze për të pushtuar një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img