Valmir Veliu është ribashkuar me skuadrën e Llapit.
Sulmuesi 23-vjeçar vitin e kaluar u transferua te skuadra turke Gaziantep BB, ndërsa gjysmë sezoni luajti edhe te Istanbulspor AS, shkruan IndeksOnline.
Veliu do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër gjatë këtij sezoni.
LLapi ka përfunduar gjitha procedurat e transferimit dhe Veliu do të jetë i gatshëm të paraqitet nga ndeshja e së dielës ndaj Lirisë./IndeksOnline/