2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomatja gjermane e quan provokim të palës serbe rritjen e trupave në kufi me Kosovën

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, duke e quajtur atë tinëzar dhe tha se Serbia po provokon me shtimin e ushtrisë në kufi me Kosovën.

“Do të donim që të shuanim një herë e mirë shkëndijat e zjarreve të vjetra, vatrat e shumta të konflikteve të mëdha e të vogla në rajon. Provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën që edhe ashtu ishte e tensionuar dhe për këtë edhe biseduam përgjatë takimit. Dhe kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar kundër Policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur gjer në dhëmbë. Presim pra prej qeverisë serbe që të mund të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikurse edhe të ngjarjes së majit kundër ushtarëve të KFOR-it”.

Baerbock e bëri të qartë se Marrëveshja e Ohrit është e paalternativë për Kosovën dhe Serbinë dhe se duhet të bëjnë kompromise.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE”. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img