-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Veriu, tokë e askujt”, Gërvalla: Nganjëherë ka deklarata që të bëjnë të habitesh shumë

Të flasim pak dhe të shohim si mund ta ndihmojmë më shumë situatën.” Ishte ky komenti i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla kur u pyet nga gazetarët në Tiranë rreth deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një media ndërkombëtare.

Teksa komentonte frazën e thënë nga kryeministri Rama, “Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, që sipas qeverisë bëhej fjalë për një deklaratë të nxjerrë nga konteksti, Gërvalla tha se në këtë kohë delikate deklaratat duhet të jenë të matura.

Kryediplomatja kosovare theksoi se sovraniteti i Kosovës nuk duhej të diskutohej nga askush, e aq më pak nga shteti më i afërt i saj.

Ndërsa, sa i përket propozimit të kreut të qeverisë për marrjen e kontrollit të Veriut nga ana e KFOR-it, Gërvalla u shpreh.

“Nuk ka nevojë për ide që na çojnë në një periudhë pas lufte ne Kosovë…Kërkojnë nga Shqipëria të njohë këtë realitet, dhe jo më deklarata të pamatura…të jemi të matur.”

Gërvalla theksoi ndër të tjerë se këto ditë, prioritet për Kosovësn është siguria. Ndërsa, sa i përket dialogut, ministrja e Jashtme e Kosovës e bëri të qartë se nëse Serbia nuk sanksionohet nga bashkësia ndërkombëtare, nuk do të ulen në negociata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img