21.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

ATK dhe Akademia e Drejtësisë, mban trajnim për prokurorët e rinj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim për prokurorët e rinj.

Temat të cilat u diskutuan në këtë trajnim, ishin: Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte që prokurorët e rinj të njoftohen për së afërmi, lidhur me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me sistemin tatimorë në vend. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e trajnimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img