Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X”, në lidhje me ministerialin e disa ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Teksa ka shpërndarë disa foto nga takimi, Varhelyi thekson se takimi i Tiranës në kuadër të procesit të Berlinit është dëshmi se rajoni është pjesë e integruar e Bashkimit Evropian. Ai shtoi se BE-ja është e përkushtuar për të finalizuar integrimin evendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Pritja e Procesit të Berlinit është për herë të parë është një dëshmi se rajoni i Ballkanit është praktikisht një pjesë e integruar e BE-së, e cila është e përkushtuar për të përfunduar punën dhe për ta vulosur integrimin. Ne ofrojmë të gjitha mjetet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit duke sjellë integrim të përshpejtuar edhe para anëtarësimit”, shkruan Varhelyi.