15.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli do të investoj 7 milionë euro në Lipjan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka njoftuar se që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të punësohen qindra punëtorë në fabrikën e këpurdhave “Iringi” në Lipjan.

Ai në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të një investimi tjetër që po bën Mabetexi në Lipjan, ku ka shkruar se po vazhdon ndërtimi i fabrikës së kërpudhave, e cila do ta ketë një teknologji nga Koreja e jugut.

“Ndërtimi po ec me hapa të shpejtë. Këtu investohen mbi 7 milionë euro. Kjo fabrikë do të prodhojë mbi 6000 kg në ditë. I gjithë kapaciteti është planifikuar për eksport. Kjo fabrikë do të punësojë qindra punëtorë që nga fillimi i vitit të ardhshëm. #ARK, 20 për qind zgjidhja e vetme për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img