11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Me xhipa BMW: Kështu shkojnë në gjykatë kumbarët Radoiçiq dhe Veselinoviq

Kumbarët dhe biznesmenët kontrovers Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviç ishin sërish në qendër të vëmendjes së publikut. Së pari për shkak të përfshirjes në konfliktin e armatosur në veri të Kosovës, së dyti për shkak të kërcënimit të pretenduar për sigurinë e inspektorëve Slobodan Milenkoviq dhe Dushan Mitiq që zbuluan rastin “Jovanjica”.

Opinioni në Serbi për dy kumbarët dëgjoi histori të cilat depërtojnë thellë në krimin e organizuar, por presidenti i Serbisë mundi të lavdërojë Milan Radoiçiqin, duke e quajtur atë gardian të Serbisë në Kosovë dhe luftëtar kundër mizorisë së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Siç shkruan “Nova”, Vuçiq i qëndroi asaj narrative edhe kur foli për 24 shtatorin – ditën kur Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, organizoi dhe mbështeti më aspektin logjistik aksionin që u shndërrua në një konflikt të armatosur në Banjskë me katër të vrarë, përfshirë një polic të Kosovës dhe tre serbë nga veriu i Kosovës.

“Sundimtarët e Kosovës”, poligraf idhe BMW

Zvonko Veselinoviq është marrë në pyetje sepse dyshohet se ka urdhëruar dhe paguar për likuidimin e inspektorëve Slobodan Milenkoviq dhe Dushan Mitiq.

Zyrtarët policorë të Drejtorisë Policore për qytetin e Beogradit kanë intervistuar Zvonko Veselinoviqin në lidhje me pretendimin e Slobodan Milenkoviqit se Veselinoviqi ka urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së tij, si dhe vrasjen e Dushan Mitiqit, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

https://x.com/Ann_Novakovic/status/1709577387132821512?s=20

Veselinoviqi kaloi poligrafin.

Edhe kumbari i tij Milan Radoiçiq e kaloi të njëjtin poligraf disa vite më parë.

Ndërsa priste dërgesën e vaksinave në aeroport, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha atëherë se Radoiçiq kaloi një poligraf kur është fjala për përfshirjen e tij në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por kjo nuk është rasti për disa “tema të tjera” – pa specifikuar cilat.

Ajo që binte në sy ishte se “sundimtarët” jo formalë të Kosovës kryenin “detyrat e tyre qytetare” në xhipat BMW, transmeton Telegrafi.

Radoiçiq përfundoi në liri, ndërsa më parë ishte ndaluar dhe marrë në pyetje për rastin e Banjskës.

Me një veturë jo më pak të shtrenjtë ka mbërritur edhe Veselinoviqi para Stacionit Policor, natyrisht në cilësinë e qytetarit.

Nga Lista Srpska në listën e zezë

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq ishin të lidhur me vepra të ndryshme kriminale – nga trafiku i drogës, përmes përfshirjes në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, deri te nxjerrja e paligjshme e zhavorrit dhe nuk dihet nëse ata janë dënuar ndonjëherë.

Siç thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, ata akuzohen si drejtues të grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqit.

Në nëntor 2018, Radoiçiq arriti t’i ikte policisë së Kosovës dhe të strehohej në Serbi, pas kësaj ndaj tij u lëshua një fletarrest vendor dhe ndërkombëtar.

Si nënkryetar i Listës Serbe, Radoiçiq ishte drejtpërdrejt i përfshirë në politikë, ndërsa Veselinoviq u përfol se financoi fushatën e SNS-së [partisë së Vuçiqit]. Aleksandar Vuçiq ka mohuar vazhdimisht se ka lidhje me të, duke thënë se ata nuk janë dëgjuar kurrë me njëri-tjetrin dhe se janë parë dy herë në Kosovë.

Veslinoviq dhe Radoiçiq nuk ishin të njohur për opinionin e gjerë, derisa u bë e ditur se ata ishin në listën e të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në fund të vitit të kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj tyre, duke deklaruar se i përkasin rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img