7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Trupat serbe afër kufirit, ambasadori i SHBA-së dhe ai i BE-së vizitë në kazermat ushtarake në jug të Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviq.

Këtë e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ambasada e SHBA-së në Beograd, transmeton klankosova.tv.

Sipas raportimeve, takimi është zhvilluar me ftesë të zyrtarëve ushtarakë dhe shtetërorë të Serbisë, në mënyrë “që Hilli dhe Giaufret të mësojnë më shumë” për situatën pranë kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vizita e Hillit dhe Giaufretit në kazermat e Ushtrisë Serbe vjen rreth dhjetë ditë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Dhe, po ashtu, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësime se Serbia kishte zhvendosur trupat e saj në afërsi të kufirit me Kosovën, duke i bërë thirrje asaj t’i tërheqë ato.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img