21.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Dobruna: Kriza ka dëmtuar ekonominë

Konsulenti për investim dhe zhvillime në sektorin privat Kujtim Dobruna, në intervistën dhënë “Zërit” ka potencuar se kriza në të cilën është futur Kosova qe gati katër vjet ka dëmtuar ekonominë, proceset reformuese dhe potencialet për tërheqjen e investimeve

Pas referendumit në Turqi mund të ketë një vazhdim të tendencave neo-otomane, të cilat shtrihen në rrafshin religjioz, politik dhe ekonomik në Kosovë e përvojat e deritanishme në Kosovë nuk kanë qenë aspak të mira.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ekonomisti Kujtim Dobruna.

Sipas tij, me privatizimin e KEDS-it nuk është bërë gjë tjetër vetëm se një tjetërsim i monopolit nga ai publik në privat.

Dobruna thotë se duhet të bëhet dallim në mes atyre investitorëve të mirëfilltë, që përmes mekanizmave të tregut dhe të konkurrencës së lirë ofrojnë produkte dhe shërbime të vyeshme për konsumatorin dhe të atyre që aplikojnë metoda të ndërmarrësisë politike.

“Këta të fundit paraqesin rrezik për tregun e lirë, por edhe për demokracinë”, ka thënë ai.

Ai ka shpjeguar se ky fenomen shpërfaqet si lloj i korrupsionit politik përmes të të cilit interesat afariste të grupeve ilegale të interesit drejtojnë vendimmarrjen politike e shtetërore kah dobia vetanake.

Konsulenti për investim dhe zhvillime në sektorin privat Dobruna, në vazhdim të intervistës ka potencuar se kriza në të cilën është futur Kosova qe gati katër vjet ka dëmtuar ekonominë, proceset reformuese dhe potencialet për tërheqjen e investimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img