2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Muhamet Mustafa: Të veprojmë bazuar në fakte për demarkacionin, jo në aluzione

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se debati i djeshëm për demarkacionin me Malin e Zi ka ndihmuar parlamentarët të formësojnë medimin e tyre lidhur me faktet që janë prezantuar për shënimin e vijës kufitare me malazezët.
Ai ka thënë se duhet besuar fakteve e jo aluzioneve politike e partiake. Ka thënë se mbi këto fakte duhet votuar edhe për demarkacionin si dhe duhet të ruhet fryma e bashkëpunimit të Kosovës me shtetet sposorizuese të pavarësisë e shtetësisë.
“Neve deputeteve na mbetet që ta përdorim informacionin që kemi, ta plëtsojmë atë deri në ditën kur Ligji mbi ratifikimi i marrëveshjes do të debatohet ne Kuvend dhe atë ditë të jemi të përgjegjshëm dhe të lirohemi nga oportunizmi, friga, protagonizmi i përzier me inat dhe karierizëm, të lirohemi sidomos nga imponimi I logjikës partiake e fantizmit partiak mbi interesin kombëtar”, ka shkruar Mustafa, në një shkrim në FB.

Reagimi i Muhamet Mustafes:
NUK GUXOJNË TË LËKUNDEN THEMELET E PAVARËSISË SË KOSOVËS DHE TË VEHEN NË PIKËPYETJE PROCESET E SHTETNDËRTIMIT E KONSOLIDIMIT TË POZITËS NDËRKOMBËTARE TË VENDIT
Dita e djeshme , me dabtin në sallen alternative të Kuvendit , ishte e dobishme jo vetëm për opinionin por edhe për ne deputet për të përplotësuar informacionin tonë që do të na mundësojë një votim të përgjegjshëm ndaj besimit të votuesve tonë, rolin e Kuvendit, integritetin territorial dhe vetëdijen se jemi në një fazë të ndjeshme të rrumbullaksimit të procesit të shtetndërtimit.
Ky është një proces që është fuqizuar dhe duhet të përmbyllet duke e servisuar dhe forcuar partneritetin me Aleancën veriatlantike. Produkt I këtij partneriteti është Plani gjithpërfshirës i Presidentit Ahtissari që është themel I pavarësisë sonë, i përfshirë në Kushtetutë, bazë për njohjen e pavarësisë nga 111 shtete dhe leva më fuqishme që e fuqizon procesin e konolidimit të pozitës ndërkombëtare të vendit tonë. Ky Plan ( Plani Ahtisarit) , përkundër aluzioneve që u bënë nga ndonjë pjesëmarrës , ekspert, nuk mund të vihat tash në pikëyteje, edhepse ka zgjidhje e kompromise të dhimbshme, por ato janë bërë me votim në Kuvend të Kosovës, me mbi 2/3 në kembim të pavarëssë së Kosovës. Pra ky është nje akord nga i cili nuk mund te terhiqemi sepse kështu qesim në “ponte” shum]]ka të vlefshme në këmbim të pasigurisë për të ardhmen. Dhe kjo do të ishte avanturë. Prandaj, nëse është kështu dhe nëse ky Plan e determinon kadastrin si kriter themelor për shenjim të kufirit , atëherë diskutimi duhet të përqendrohet tek ky fakt. Komsioni shtetror siguroi se ky kriter është bazuar në një dokumentacion valid kadastral nga të dy palët dhe në matje korrekte. Nese dikush ka argument tjeteër le ta jap me dokument jo me retorikë politikaneske. Nëse këtu konstatohet ndonjë lëshim apo gabim, kjo mund të korrigjohet. Por për këtë duhet document/argument I bazuar, jo aluzione hipotetike të bazuara në protagonizmin poltiko- partiak nga të gjitha bazat.
“Neve deputeteve na mbetet që ta përdorim informacionin që kemi, ta plëtsojmë atë deri në ditën kur Ligji mbi ratifikimi i marrëveshjes do të debatohet ne Kuvend dhe atë ditë të jemi të përgjegjshëm dhe të lirohemi nga oportunizmi, friga, protagonizmi i përzier me inat dhe karierizëm, të lirohemi sidomos nga imponimi I logjikës partiake e fantizmit partiak mbi interesin kombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img