Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Haradinaj-Stublla ka kërkuar që MPJ, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Kosovës të nisin një mision të përbashkët diplomatik për siç ka thënë ajo “informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit të ushtruar ndaj Kosovës”.
Ish-ministrja ka shtuar se vetëm kërkimi i përgjegjësisë penale ndërkombëtare ndaj Serbisë do të zvogëlojë agresivitetin alarmant të saj.
“Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, dhe Policia e Kosovës duhet të nisin një mision të përbashkët diplomatik për të informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit të ushtruar ndaj Kosovës, dhe duke kërkuar zvogëlimin e asimetrisë ekzistuese ndërkombëtare ndaj Kosovës në dialog, në mënyrë që të hapet përfundimisht rruga për paqe, stabilitet, dhe normalizim në Ballkan.
Vetëm kërkimi i përgjegjësisë penale ndërkombëtare ndaj Serbisë do të zvogëlojë vetëbesimin dhe agresivitetin alarmant të saj kundrejt shteteve fqinje (Kosovë, Bosnje Hercegovinë, dhe Mal të Zi)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, dhe Policia e Kosovës duhet të nisin një mision të përbashkët diplomatik për të informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit…
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 5, 2023