Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer edhe dy bastisje në komunën e Zveçanit, lidhur me rastin e agresionit serb në Bansjkë të Zveçanit.
Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nga ky aksion i policisë nuk ka persona të arrestuar.
“Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.
I pyetur se a është konfiskuar ndonjë gjë nga Policia e Kosovës gjatë këtyre bastisjeve, Elshani ka thënë se nuk mund ta konfirmojë një gjë të tillë.