7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Pozita ka gënjyer që LDK-ja si ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se deputetë të pozitës kanë gënjyer kur kanë thënë që LDK-ja nuk i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se kanë bashkëpunuar gjithherë në votimin e këtyre marrëveshjeve përveç njërës.

“Meqenëse në vazhdimësi kemi parë shpifje dhe të pavërteta nga Ministri I Financave që deklaron në ‘Facebook’ se LKDK-ja nuk po I voton marrëveshjet ndërkombëtare nuk është e vërtetë, sepse ne I kemi përkrahë  përveç nja marrëveshje, të gjitha të tjerat. Poashtu të njëjtën gjë e ka bërë kryetari I Komisionit të Ekonomisë, duke mos e përmendur në mënyrë eksplicite LDK-në por duke e gjeneralizuar opozitën. Mendoj që është e padrejtë,  e pasaktë dhe e paduhur dhe nuk I kontribuon konsensusit në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Por, më pas LDK-ja nuk mori sërish pjesë në votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që u shtynë në një seancë tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img