0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Miftaraj: Mjetin juridik gjyqësor e kërkuam pasi Prokuroria hudh raste të korrupsionit me tre rreshta arsyetim

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovë për Drejtësi (IKD), ka thënë se arsyeja pse si IKD kanë kërkuar mjetin juridik gjyqësor, ka qenë pasi ka pasur një numër jashtëzakonisht të madh të kallëzimeve penale të korrupsionit që janë hudhur nga Prokuroria pa arsyetimet e nevojshme. 

“Kemi pas ankesa edhe nga Polica edhe agjencitë që e zbatojnë ligjin, që prokurori me një faqe e hudh kallëzimin penal edhe s’ka kush ankohet ndaj atij vendimi. Arsyeja ka qenë me rritë transparencën”, ka thënë Miftaraj.

Ai shtoi se ka një numër të madh të rasteve të korrupsionit, viktimave të krimit, të cilat janë dëmtuar pasi Prokuroria nuk ka kryer punën si duhet.

Sipas Miftarajt, sistemi prokurorial është i mbyllur dhe prokurorët hapin e mbyllin raste pa u mbajtur përgjegjës nga askush.

“Nuk mundem pa e përmend një rast në Obiliq, do të thotë iu ka marrë shpija, jeton në Gjermani, kur kthehet në oborrin e vet e gjen një shtëpi 3 kat, i këqyr me sytë e vet ka erdhi kjo shpi në oborrin tim dhe e kupton që komshiu e ka ndërtua, ankohet në polici dhe prokuroria me 3 rreshta e mbyll rastin”, ka thënë ai.

Miftaraj tha se IKD ka hulumtuar ketë rast dhe ka dalë që është bërë një falsifikim në Gjermani te një noter, i cili nuk ka ekzistuar fare.

“IKD ka bë hulumtim, Prokuroria jo. Shpija ka shku dhe sot jeton dikush tjetër”, u shpreh ai.

Miftaraj përmendi edhe një rast të korrupsionit në Vushtrri, për të cilin Prokuroria kishte hudhur kallëzimin penal pa arsyetim dhe hetimin e duhur.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të National Endowmend for Democracy (NED), të mërkurën publikoi raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL), raport në të cilin është analizuar çështja e përmbushjes së aktiviteteve nga ana e institucioneve që kanë pasur obligim t’i përmbushin aktivitetet e përcaktuara me SSL dhe Plan të Veprimit. /BetimipërDrejtësi

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img