3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tepiq: Armët e përdorura në veri, janë siguruar ekskluzivisht nga magazinat ushtarake dhe policore serbe

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë Marinika Tepiq, ka dhënë një deklaratë të fuqishme rreth armatimit që terroristët serbë kanë përdorur gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, me 24 shtator të këtij viti.

Sipas saj artileria e rëndë dhe me bollëk e kapur pasi sulmuesit u larguan për në Serbi, mund të jetë siguruar ekskluzivisht nga magazinat ushtarake dhe policore.

Ajo i referohet ligjvënësve, ekspertëve e analistëve ushtarakë.

“Ligjvënësit dhe ekspertët dhe analistët ushtarakë thonë se këto armë mund të ishin siguruar ekskluzivisht nga magazinat ushtarake dhe policore. Në Serbi, industria e dedikuar lejohet vetëm t’i shesë armë ushtrisë dhe policisë, ose t’i eksportojë ato, por kjo nuk është përfillur në këtë rast. Pra, armë të tilla serioze mund të bliheshin vetëm nga magazinat ushtarake dhe policore”, ka thënë Tepiq.

“Nga janari 2023 deri më 24 shtator [Millan Radoiçiq] ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Ky është versioni i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për armët që u përdorën në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit që u bë ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.

Nga Policia e Kosovës e nga Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi ka pasur deklarime se armët e grupit terrorist që u zunë në Banjskë dhe zonën përreth janë të prodhuara në Serbi dhe viti i prodhimit të disa prej tyre (viteve të fundit, madje edhe më 2023) lë të kuptojë se grupi është furnizuar nga institucionet e Serbisë.

Në një konferencë për media më 1 tetor, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se në mesin e armëve të sekuestruara ka edhe predha të prodhuara në vitin 2023 në Serbi, të cilat, sipas tij, nuk mund të blihen në tregun e zi dhe se ato mund të gjenden vetëm në fabrikën që i ka prodhuar ose në depo të ushtrisë apo policisë.

Përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Përmes një letre të cilën e lexoi avokati i tij, Radoiçiq mori përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë dhe njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Sot, autoritetet serbe e kanë arrestuar Millan Radoiçiqin.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se Radoiçiq dyshohet për vepra të rënda penale.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se ka intervistuar Millan Radoiçiqin, për të cilin ka thënë se po dyshohet se ka kryer veprat penale – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese,  dhe – krime të rënda kundër të sigurisë së përgjithshme.

Nga ana e Prokurorisë është thënë se gjatë seancës i dyshuari ka mohuar kryerjen e veprave penale që i vihen në barrë.

“Pas seancës, Prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes” – thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img