1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pas Britanisë, edhe Rumania pritet të dërgojë rreth 200 trupa shtesë në KFOR

Rumania dërgon më shumë trupa në misionin e NATO-s në Kosovë pas rritjes së tensioneve në zonën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Ushtria rumune do të shtojë numrin e forcave të saja të dislokuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe do të dërgojë një kompani këmbësorie në misionin paqeruajtës ballkanik në periudhën e ardhshme.

Kështu ka njoftuar Ministria rumune e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Klankosova.tv

“Pas autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut në lidhje me forcat shtesë për të menaxhuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, Rumania do të vendosë në të ardhmen e afërt një nën-njësi në nivel kompanie, të emëruar si pjesë e rezervës strategjike në dispozicion të SACEUR, brenda operacionit të NATO-KFOR-it në Kosovë. Rumania ka marrë përsipër, si një aleat i NATO-s dhe vend anëtar i BE-së, përkushtimin për të kontribuar me forca dhe mjete ushtarake në përpjekjet për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka ministria në fjalë.

Rumania aktualisht kontribuon në operacionet në Ballkanin Perëndimor me pothuajse 330 ushtarë, nga të cilët rreth 250 në Bosnje dhe Hercegovinë dhe rreth 80 ushtarë në Kosovë, në operacionin e KFOR-it.

Një kompani ushtarake përbëhet nga 150-250 trupa.

Aktualisht në KFOR shërbejnë rreth 4,500 trupa nga 27 vende.

Të dielën, një zëdhënës i aleancës tha se rreth 200 trupa britanike do të vendosen në Kosovë për të forcuar praninë e NATO-s, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Në të njëjtën kohë, Gjermania bëri të ditur se nuk përjashton rritjen e kontributit të trupave gjermane në misionin paqësor të NATO-s në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img