Bokiseria kosovare, Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të boksit për senior.
Sadiku ka arritur të dalë e parë në Ballkan për kategorinë deri në 60 kilogramë.
Boksieria kosovare kishte punë të lehtë në këtë kampionat, pasi në kategorinë e saj kishte vetëm një kundërshtare.
Medaljen e artë, Sadiku e mori pas fitores së parë. Ajo mposhti boksieren nga Ukraina, Tetiana Dovgal.