7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është komuna e parë në Kosovë që ka nisur përdorimin e inteligjencës artificiale, këto janë rezultatet

Komuna e Pejës për herë të parë transkriptoi me inteligjencën artificiale në Seancën e rregullt të Kuvendit komunal.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e Komunës së Pejës në të cilën thuhet se sot u bë një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes duke përdorur inteligjencën artificiale për të transkriptuar seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 29.09.2023, ku u diskutua dhe u aprovua buxheti i Komunës për vitin 2024, ky transkriptim u bë në vetëm 20 minuta.

“Përmes Shqip.ai, arritëm të transkriptojmë 230 minuta të diskutimeve te pikave të rendit të ditës e edhe miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Pejës në vetëm 20 minuta, duke mbuluar një saktësi prej mbi 95%.”, thuhet në komunikatë.

Shqip.ai na lehtësoj nga puna manuale, duke na lejuar të fokusohemi në vizionin tonë për të ardhmen e qytetit. Ky sukses tregon se çfarë mund të arrijmë kur inovacioni dhe teknologjia bashkohen me dëshirën tonë për të bërë gjëra të mëdha.

“E vërteta është se e ardhmja është e digjitalizuar, tani është koha të shfrytëzojmë potencialin e tregut lokal dhe të zhvillohemi së bashku, me punën tonë të përbashkët. Te bashkangjitur po e postojmë një pjesë te transkriptuar, kurse transkriptimin e kompletuar do ta publikojmë pas aprovimit nga anëtarët e Kuvendit”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img