15.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Bajram Rexhepi po i nënshtrohet operacionit

Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi pas sulmit në tru që pësoi të hënën mbrëma, në këto momente gjendet në operim.

Kështu ka thënë për Express, zëdhënësi i QKUK’së Shpend Fazliu. Ai tha se ish kryeministri Bajram Rexhepi ende po vazhdon të jetë në operacion që nga ora 14:00.

“Konsiliumi  në përbërje të   anesteziologut, neurologut, neurokirurgut,  radiologut, kardiologut, kirurgut vaskular, pulmulogut,  sot ka mbajtur takimin ku është analizuar gjendja shëndetësore  e  ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, tha Fazliu.

Sipas tij, pas analizës së detajuar dhe  përcjelljes së gjendjes klinike, konsiliumi ka konstatuar se gjendja e tanishme imponon nevojën e  ndërhyrjes operative kirurgjike në Klinikën e Neurokirurgjisë e cila pritet të kryhet,  në mënyrë që të evitohen  përparime e mëtejme të dëmtimeve të trurit.

Bajram Rexhepi ishte dërguar në QKUK rreth orës 20:00 të së hënës pasi pësoi sulm në tru. Ai vazhdimisht ka qenë nën kujdesin Intensiv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img