Grupi Parlamentar i AAK-së, të martën ka organizuar tryezë e 6 lidhur me situatën pas sulmeve terroriste në veri të vendit.
Kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj, para të ftuarve që në të kaluarën ishin bartëse të institucioneve ne këtë diskutim tha se janë tri momente:
E para sulmi i 24 shtatorit është sulm terrorist dhe cilësohet terrorizëm. Haradinaj tha se Serbia është sponsore e terrorizimit dhe këta sponsor duhet të dënohen. Sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare duhet te ndëshkoje Serbinë për këtë mbështetje terroriste dhe se sipas tij për këtë sulm terrorist është i nevojshëm një hetim ndërkombëtarë.
Haradinaj me tej ka thënë se Kosova nuk bënë ta humb fokusimin nga obligimi i marrë, pra plani Frano-Gjerman. Nuk duhet me heq dorë nga arritja e paqes në vend. Ai thotë se interesi i ynë është partneriteti për paqe dhe anëtarësimi në organizatat me të rëndësishme ndërkombëtare. Haradinaj i përgëzoi institucionet e sigurisë për punë që kanë bërë në ditën kritike me 24 shtator.
Ndërkohë, në këtë tryeze është mbajtur një minutë heshtje duke nderuar rreshterin Afrim Bunjaku.
Ish kryeministri Agmi Çeku gjatë këtij takim tha se ajo çka është evidente është se bëhet fjalë për terrorizëm dhe se Serbia ka qenë mbështetëse e këtij sulmi.
Çeku mes tjerash deklaroi se situata e sigurisë është stabile dhe këtë stabilitet ta bëjmë më të qëndrueshëm.
Sipas tij, është me se e qarte se Serbia si sponsor, pas këtij sulmi është me e dobët.
Ai kërkoi bashkëpunim më të madh me faktorin ndërkombëtar.