15.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Kushtetuesja jep mendimin për Ligjin e Veteranëve (Dokument)

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar vendimin për kërkesën e grupeve parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosjes për plotësim ndryshimin e Ligjit për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kushtetuesja nuk ka ndryshuar vendimin për kategorizimin e veteranëve, që ka  qenë edhe kërkesa kryesore e opozitës dhe organizatave të dala nga lufta.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se neni 4 i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-241 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16 A, paragrafët 1, nën paragrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në ligjin nr. 04/l-241, për veteranët e luftës së UÇK-së, është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese kërkon që me përjashtim të paragrafit 2 të nenit 3, ky ligj t’i dërgohet presidentit për dekretim.

“Të shpallë që neni 5 i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-241 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 i ligjit nr. 04/l-241 për veteranët e luftës së UCK-së, është në pajtueshmëri me kushtetutën, dhe të shpallë që në bazë të nenit 43 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/l-121, ligji i miratuar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-241 për veteranet e luftës së UÇK-së i dërgohet presidentit te Republikës se Kosovës për shpallje me përjashtim të paragrafit 2 të nenit 3”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

gj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img