6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri i reagon Mujës: Kushtet e Policisë janë primare, jo marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën e re të së enjtes, kjo parti do ta propozojë një draft-rezolutë për Policinë e Kosovës.

Siç u shpreh ai, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Policia e ka bërë gjithë vendin krenar në sulmin e fundit në Banjskë, prandaj është e rëndësishme që ta marr edhe trajtimin që meriton.

Me këtë rezolutë, Qeveria do t’ua paguajë policëve shtesat, ata do të kenë sigurim shëndetësor nga 1 janari i vitit të ardhshëm, si dhe do të hyjë në fuqi Ligji për pensionim të parakohshëm të Policisë.

Ndërsa, i pyetur për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Tahiri ka thënë se i duket i pakuptimtë votimi i tyre, kur Kosova është ende nën sanksione nga BE-ja e asnjëra nga marrëveshjet s’do të zbatohet.

“Do të propozojmë në seancën e së enjtes, seancës së re, një draft-rezolutë e cila merr përsipër një agjendë për Kuvendin e Kosovës e cila lidhet ekskluzivisht me Policinë e Kosovës”.

“Si Grup Parlamentar i PDK-së, do të kërkojmë që parlamenti i Kosovës të ketë një agjendë specifike për Policinë. Kjo nënkupton që të përmbushen tri pika shumë të rëndësishme, që lidhen edhe me funksionalitetin, por edhe me efikasitetin dhe ndjeshmërinë”.

“Kjo draft-rezolutë e cila e obligon Qeverinë t’i përfundojë shtesat, që nuk janë paguar tash e tetë muaj, për Policinë. Është shumë e rëndësishme dhe obligim ligjor”.

“Pika e dytë, do të jetë që nga 1 janari, 2024, ta buxhetojë buxhetin për sigurime shëndetësore për Policinë. Kjo do të duhej të ndodhte për të gjithë qytetarët, por pasi kjo nuk është e mundur, të fillojë se paku me Policinë”.

“Po ashtu, Ligji për pensionim të parakohshëm të Policisë së Kosovës, që duhet të hyjë në fuqi jo më pak se 30 ditë nga miratimi i rezolutës”.

“Me këtë rezolutë, rritet efikasiteti dhe e tregojmë seriozitetin ndaj këtij institucioni si shtet. E pamë se sa e rëndësishme është Policia, nga sulmi terrorist që ndodhi në Kosovës. Prandaj, është e rëndësishme që këta njerëz që po na bëjnë krenarë, ta marrin edhe trajtimin e merituar”./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img