Barcelona do ta blindojë sot super-talentin Lamine Yamal.
Sulmuesi i ri spanjoll, njëri prej zbulimeve më të mëdha të këtij sezoni, ka arritur në Ciutut Esportiva së bashku me familjen e tij.
Dhe, siç raporton mediumi spanjoll “Sport”, ceremonia e vazhdimit të kontratës do të jetë private, pa prezencën e mediave.
Yamal do ta nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026, me një klauzolë të shkëputjes së saj prej 1 miliardi euro, siç kishte ndodhur edhe me talentët tjerë “Blaugrana”, Ansu Fati dhe Gavi. /Gazeta Express/