9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjermanët kanë 85 ushtarë në Kosovë, mediat atje thonë se janë gati të dërgojnë më shumë

Mediat në Gjermani raportojnë se trupa shtese të Bundeswehr-it mund të vijnë në Kosovë. Aktualisht, ky shtet numëron 85 ushtarë të saj në vendin tonë. Nga komiteti parlamentar të mbrojtjes në shtetin gjerman thonë se ka ende vend për përmirësim pa ndryshuar mandatin. Më parë, qeveria gjermane paralajmëroi se tensionet mund të rriten, duke pasur parasysh numrin e dukshëm të shtuar të ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën.

Media gjermane raporton informacione nga agjencia e lajmeve AP, e cila raportoi të dielën (1 tetor) se automjetet ushtarake serbe u panë duke u larguar nga kufiri drejt Serbisë qendrore. “Qeveria e Serbisë mund t’i jetë përgjigjur thirrjeve për tërheqje”, thotë gjermani Zeit.

Në të njëjtën kohë gazeta rikujton se “Qeveria e Kosovës të shtunën njoftoi se monitoron lëvizjen e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme” dhe se “i bëri thirrje Serbisë që të sigurojë demilitarizimin e zonës kufitare”.

Mediat raportojnë gjithashtu se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar raportimet për një prani të shtuar ushtarake në kufirin me Kosovën. Ai në rrjetet sociale ka folur për “fushatën e gënjeshtrave” kundër Serbisë.

E veç disa orë pas këtyre njoftimeve, mediat gjermane raportojnë se Bundesëehr-i po vjen si përforcim në Kosovë.

Gjermania aktualisht ka 85 ushtarë në Kosovë.

Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon që deri në 400 ushtarë të Bundesëehr-it mund të jenë në terren.

“Prandaj, ka ende vend për përmirësim pa ndryshuar mandatin,” i tha gjithashtu Spiegel Marie-Agnes Strack-Zimmerman, presidente e komitetit parlamentar të mbrojtjes.

Më parë, qeveria gjermane paralajmëroi se tensionet mund të rriten, duke pasur parasysh numrin e dukshëm të shtuar të ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën. “Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm” mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin X (ish-Tëitter) dhe theksoi se është e rëndësishme që Serbia “të zvogëlojë menjëherë numrin e njësive në kufi”.

Në të njëjtën kohë, tri partitë gjermane në pushtet, Social Demokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), u deklaruan në favor të forcimit të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë nën komandën e NATO-s. Kjo nënkupton vendosjen e forcave shtesë të Bundesëehr-it gjerman.

“Gjermania, në konsultim me aleatët e saj, duhet të kontrollojë urgjentisht nëse mandati i KFOR-it është përmbushur plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë,” tha politikani i të Gjelbërve Anton Hofreiter për revistën Spiegel.

Gazeta gjermane Ëelt transmeton një intervistë të publikuar nga gazeta romake “Repubblica” me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin italian Michele Ristucci, i cili ndër të tjera thotë: “E vetmja zgjidhje është normalizimi i marrëdhënieve. Nuk mund të ketë Zgjidhje ushtarake, vetëm politike. Ne ushtarët mund të krijojmë vetëm kushte sigurie për dialog”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img