26.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Apostolova: Kushtetuesja ta rishikojë Asociacionin

Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se marrëveshja për Asociacionin duhet të rishikohet edhe njëherë nga Gjykata Kushtetuese, duke kërkuar që AKS-ja të themelohet sa më parë.

“Marrëveshja e Asociacionit duhet të rishikohet dhe Asociacioni të themelohet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ajo.

Ajo tha se dialogu në Bruksel është në interes të Kosovës dhe se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut, raporton Ekonomia Online.

“Ne besojmë se është interes i Kosovës që të zgjedh çështjet e hapura me Serbinë për përmirësimin e marrëdhënieve. E gjithë kjo që është bërë në dialog është në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është mjet që kombinon të gjitha prioritetet”, ka thënë ajo.

Sipas saj, objektivat kryesore të dialogut kanë qenë përmirësimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Besoj se dialogu është storie e suksesit dhe duhet të vazhdojë më shpejtë”, tha ajo.

Dialogu në Bruksel tha se ka pasur shumë sfida por që ka rezultuar të jetë e kujdesshme.“Palët duhet të kthehen në tavolinën e negocimit pa asnjë vonesë”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img