Është arrestuar një person në Pejë, pasi të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.